image Kërkohet rihapja e klubeve të natës nga 1 korriku në Kosovë

Sociale

Kërkohet rihapja e klubeve të natës nga 1 korriku në Kosovë

news image

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës i kanë dërguar letër Zyrës së Kryeministrit, Avdullah Hoti për rihapjen e klubeve të natës.

Në letrën publike drejtuar po ashtu edhe Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Transfereve dhe Financave dhe IKSHPK-së, u është bërë thirrje që të rishikohet  vendimi për hapjen e klubeve të natës, sipas tyre, para se kjo të jetë vonë.

“Tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rezikshme se veprimtaria jonë, për të cilën mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojmë punën tonë dhe ti ushqejmë me mijëra familje. Kërkojmë nga autoritetet e lart cekura që të na lejohet hapja duke filluar me 1 korrik deri në fund të Muajit Gusht”, thuhet në letrën e tyre.

Letra e plotë:

Andaj Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente si Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Transfereve, IKSHPK dhe Komunave në vendet ku operojmë që të rishikohet vendimi për hapjen e Klubeve të Natës para se kjo të jetë vonë.

Duke pasur parasysh vitin 2020 që e gjithë bota është prekur nga pandemia, virusi COVID 19 dhe pasojat që ky virus ka shkaktuar në jetrat e njerëzve direkt dhe indirekt dëshirojë të sjellim në vëmendjen tuaj pasojat që ky virus ka sjellur në sektorin tonë të gastronomisë në veçanti në klubet e natës.

Pasi që shumica e veprimtarive në Kosovë vetëm kanë filluar punën jemi vetëm ne Klubet e natës që mbi supet tona po i bartim ende pasojat financiare dhe fatalitetin komercial të këtij virusi.

Kishim me mijëra të punësuar dhe me miliona euro investime, këta mijëra të rinj që punonin tek ne dhe nuk e ndjemë as një ditë dorën e shtetit kur kishin më së shumti nevojë me të drejt Ju themi se Ju ka humbur durimi.

Andaj Ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente si Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Financave dhe Transfereve, IKSHPK dhe Komunave në vendet ku operojmë që të rishikohet vendimi për hapjen e Klubeve të Natës para se kjo të jetë vonë.

Tubimet dhe manifestimet tjera që po ndodhin në vend nuk janë më pak të rrezikshme se veprimtaria jonë, për të cilën mund të caktohen masat e sigurisë dhe të vazhdojmë punën tonë dhe ti ushqejmë me mijëra familje. Kërkojmë nga autoritetet e lart cekura që të na lejohet hapja duke fillimi me 1 korrik deri në fund të Muajit Gusht.

Nuk është e drejt që vetëm ne të penalizohemi.

Presim që kërkesa jonë legjitime do të has në mirëkuptim deri në fund të javës të datës 19 Qershor 2020 ose në të kundërtën deklarohemi publikishët se pas kësaj date ne me nuk marrim përgjegjësi për:
§ Kredit ndaj bankave komerciale § Obligimeve ndaj ATK

§ Obligimeve për Qirat ndaj AKP dhe qiradhënësve private
§ Rrogave të punëtorëve
§ Obligimeve tjera financiare.

Si pasojë e pa mundësisë për të siguruar mirëqenje për familjet tona ne do të organizojmë edhe hapa më radikal sepse kjo do të na mbetët e vetmja mundësi si industri e harruar nga shteti.

Me respekt,

1000+ punëtor të klubeve të natës/Gazeta Sinjali/