Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për paraburgim ndaj Bujar Demajt, i cili u ekstradua në Kosovë, si i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Puka, në vitin 2012.
Policia njoftoi se i njëjti është arrestuar nga autoritetet belge dhe dje është ekstraduar për Kosovë.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 10 janar të vitit 2020, ndërkaq ndaj tij kishte edhe një fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga 30 prilli i vitit 2014.
Demaj, 46 vjeçar, është nga fshati Pepaj i Tropojës dhe akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.