image Një foshnje vdiq pas lindjes, prokuroria jep detaje për mjekun e arrestuar në Gjilan

Drejtësi

Një foshnje vdiq pas lindjes, prokuroria jep detaje për mjekun e arrestuar në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.TH., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 21 maj 2021, i pandehuri V.TH., në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme mjekësore të dëmtuarën D.TH., në atë mënyrë që me rastin e lindjes së saj, duke përdorur metodat e pa përshtatshme të mjekimit, pas lindjes, për një kohë të shkurtë është konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i fëmiut është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa i pandehuri V.TH., gjendet në ndalim 48 orësh./Gazeta Sinjali/