image Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për dallavere me tenderë në Novobërdë

Drejtësi

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për dallavere me tenderë në Novobërdë

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj dy të dyshuarve për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë muajit prill dhe maj 2020, në komunën e Novobërdës, i pandehuri T.S., në pozitën e drejtorit të shëndetësisë  në komunën e Novobërdës, ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, në atë mënyrë që me qëllim të përfitimit material, me dashje ka përpiluar raporte me përmbajtje të pa saktë të pranimit të mallrave – barnave, kinse nga kompania “AWA sh.p.k”, me seli në Prishtinë, të cilat raporte pastaj i ka dorëzuar në  Drejtorinë e financave  komunale në Novobërdë dhe pagesa iu është bërë kësaj kompanie, ndërsa Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunën e Novobërdës nuk janë furnizuar me barna sipas raporteve të përpiluara nga i njëjti.

Ndërsa, i pandehuri A.R., dyshohet se ka falsifikuar dokumente, ashtu që si pronar i kompanisë  së lartcekur, ka përpiluar fatura me përmbajtje të pa saktë, kinse për furnizim me barna në QKMF-të në komunën e Novobërdës.

/GazetaSinjali/