image Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e 19-vjeçares nga Prishtina, e zhdukur para një jave

Kosovë

Kërkohet ndihma e qytetarëve për gjetjen e 19-vjeçares nga Prishtina, e zhdukur para një jave

news image

Ish-luftëtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim për ta kërkuar Laureta Kuletën, 19-vjeçaren nga Prishtina, e cila është e zhdukur tash e një javë, shkruan Gazeta Sinjali.

Tahiri në Facebook ka shpërndarë fotografinë e viktimës si dhe letërnjoftimin e fotografuar me të dhënat e saj.

Ai shtoi se posa t’i kompletojnë të dhënat, do të dalin me një plan-veprim.

“Kërkojmë bashkëpunim me qytetarë. Vullnetarët e kanë pranuar këtë rast për shqyrtim, në bashkëpunim me familjarët dhe Policinë. Pasi të i kompletojmë të dhënat, do të dalim me një plan-veprim”, ka shkruar Tahiri. /Gazeta Sinjali/