image Kërkohet ndërprerja e paraburgimit për Enver Sekiraqën

Drejtësi

Kërkohet ndërprerja e paraburgimit për Enver Sekiraqën

news image

Avokatja e Enver Sekiraqës ka kërkuar që klientit të saj t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe t’i zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak.

Ajo këtë propozim e ka dhënë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rigjykimin ku i mbrojturi i saj po akuzohet për nxitje në vrasjen e të ndjerit Triumf Riza.

Ajo ka përmendur disa raste të rënda për të cilat të akuzuarit po mbrohen në liri.

Ajo tha se Sekiraqës masa e paraburgimit i ishte ndërruar nga Gjykata e Apeli, e cila sipas saj është gjykatë që pa pasur bazë nuk ndërron masa të sigurisë.

Sipas saj, i mbrojturi i saj gjendet që nëntë vite nën masën e paraburgimit dhe se 96 seanca ishin mbajtur në këtë rast.

Ajo ka përmendur edhe rastin e sulmit në lokalin Sekiraqa, në të cilën të akuzuarit për vrasje të dyfishtë dhe plagosje të 11 qytetarëve të pafajshëm si dhe shkaktimit të dëmeve të mëdha materiale mbrohen në liri.

/GazetaSinjali/