Gjatë protestës së sotme për shkak të vrasjes së gruas 35 vjeçare mbrëmë në oborrin e QKUK-së, është arrestuar aktivistja feministe Neri Ferizi.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kërkuar lirimin saj duke thënë se Policia e Kosovës është duke vazhduar ta ndëshkojë rezistencën e tyre “tashmë edhe përmës burgut”.
“Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të angazhohet që shoqja jonë të lirohet menjëherë. Aktivistet nuk janë kriminele. Kriminelë janë vrasësit e grave. Rrjedhimisht, ata duhet të jenë në burg e jo aktivistet që i bëjnë ballë dhunës e shtypjes dhe angazhohen për barazi e drejtësi shoqërore”, shkruhet në njoftimin e KMVF-së.