Vendimi për vendosjen e një pllake përkujtimore në Tiranë , për turqit e rënë gjatë puçit të dështuar ushtarak në Turqi, ka bërë që në Shqipëri të nis peticioni për heqjen e këtij memoriali.
Peticioni ka nisur në internet në faqen e njohur të pëticioneve, Change.org Në këtë peticion kërkohet që përveç pllakës përkujtimore për turqit të ndryshohet emri i rrugës së quajtur “Rruga e Dëshmorëve të 15 korrikut, dhe ndryshimi i emrit të parkut që gjithashtu quhet “Parku i Demokracisë 15 korriku”.
Iniciativën për këtë peticion online e i cili më pas do t’i dërgohet Këshillit Bashkiak të Tiranës,e ka marrë Neritan Sejamini.
“Ne kërkojmë heqjen e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit”, shkruan në peticionin e organizuar.
Në peticion po ashtu theksohet se vendimi është marrë në mënyrë të fshehët dhe ka shkelur ligjet shqiptare dhe rregullat bashkiake.
“Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të” shkruhet në peticion, duke shtuar se “nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar”, thuhet në peticion.
Në arsyetimin për këtë peticion po ashtu përmenden edhe arsye te tjera sic është mungesa e një domethënie historike gjë që e bënë të pa vlerë për brezat e ardhshëm.
Ngjarja që Bashkia ka vendosur të përjetësojë:
- nuk ka domethënie apo rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët shqiptarë;
- nuk ka vlerë përkujtimore apo simbolike për brezat e ardhshëm;
- nuk ka rëndësi historike apo kulturore botërore dhe nuk ka domethënie për vlerat e lirisë, demokracisë dhe përparimit njerëzor botëror.
- nuk ka mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror mes qytetarëve të Tiranës.
Arsye tjetër për të kundërshtuar këtë peticion thuhet të jetë edhe dyshimi se ky veprim mun dtë jetë politik dhe në shërbim të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, si dhe për interesa personale të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama si dhe kryebashkiakut të Tiranës,Erion Veliaj.