Reagimet pas publikimit të “analizës” së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës po vazhdojnë që një javë dhe ndër të tjera po kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i kryeakademikut, Mehmet Kraja
Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan nëpërmjet një reagimi kanë kërkuar largimin e Krajës pas publikimit të kësaj analize.
Sipas tyre, “pas skandalit të kreut të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, edhe pas konstatimit të Seksionit të Shkencave Shoqërore të Akademisë, ai krye në vete duke keq përdorur pozitën e kreut të Akademisë së Shkencave, ka lëshuar një qëndrim të tij në emër të institucionit që e drejton, opinion i cili është tepër i dëmshëm dhe shumë tendencioz me titull: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor””.
Dorëheqjen e kryeakademikut e kanë kërkuar edhe disa fytyra tjera politike në vend.