image Kërkohej nga dy qytete – Prishtina dhe Prizreni, ky është i riu që ra në prangat e policisë në kryeqytet

Ekskluzive

Kërkohej nga dy qytete – Prishtina dhe Prizreni, ky është i riu që ra në prangat e policisë në kryeqytet

news image

Policia e Kosovës ka ekzekutuar me sukses një tjetër urdhëresë gjyqësore, duke arrestuar një person që ishte në kërkim aktiv nga dy gjykata – ajo e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit.

Ngjarja ka ndodhur më 2 maj 2025, rreth orës 18:00, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

Policia ka ndaluar për verifikim një person të dyshimtë, i cili më pas rezultoi se ishte subjekt i dy urdhërarresteve aktive të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata Themelore në Prizren, për shmangie nga vuajtja e një dënimi me burgim.

I ndaluari është identifikuar si Ligrit Uka, 27 vjeçar, një fotografi të të cilit e ka siguruar Gazeta Sinjali.

Menjëherë pas konfirmimit të të dhënave, ai është arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga gjykatat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/