image Kërkesa e fundit e Gastronomëve: Financoni pagat e punëtorëve dhe qirave deri në 40 për qind

Kosovë

Kërkesa e fundit e Gastronomëve: Financoni pagat e punëtorëve dhe qirave deri në 40 për qind

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon mbulimin e pagave për punëtorët dhe qirave më së paku 40 për qind, shkruan Gazeta Sinjali.

Përfaqësuesi i kësaj Shoqate, Veton Zuka, tha se po kërkojnë ndihmë reale për bizneset si dhe zgjatjen e orarit të punës së kafiterive pasi që sipas tyre janë duke pasur humbje të mëdha.

Po ashtu, ai tha se tashmë kanë bërë një hulumtim për humbjet e vendeve të punës dhe përsërit se ky sektor është prekur më së shumti nga pandemia.

“Kërkesa është financimi i pagave, me u ndajt prej pagave për punëtorë. Financimi për qiratë, gjysma, eventualisht 40 për qind. Kjo ndalesë e punës në minus të qarkullimit, në humbje në përgjithësi të bizneseve. Një nga kërkesat që ke edhe në takim me kryeministrin, ishte edhe përcaktimi i orarit, ose zgjatja e orarit. Sa do që është e mundur, se ne po e dimë edhe gjendjen qysh është edhe në spitale, dhe si është gjendja e COVID-it, por sido që të jetë ne me shtimin e masave edhe mirëmbajtjes së masave, të njëjtën kohë kemi kërkuar edhe zgjatjen e orarit”, thotë Zuka.

Projektligji është votuar dje në Kuvendin e Kosovës, me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

/Gazeta Sinjali/