image Kërcet grushti në Besi/ 7-8 persona bëhen llom mes vete, i ikin Policisë

Siguri

Kërcet grushti në Besi/ 7-8 persona bëhen llom mes vete, i ikin Policisë

news image

Sot rreth orës 17:00 në fshatin Besi të komunës së Prishtinës ka ndodhur një përleshje fizike mes 7-8 personave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme operative, duke dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Por ‘sirenat’ e Policisë, siç duket i frikësuan pjesëmarrësit në rrahje, pasi që ata ikën menjëherë nga vendi ku po rriheshin me njëri-tjetrin.

Sinjali mëson se njëri grup është larguar që aty me një kamionetë, ndërsa grupi tjetër me një veturë të tipit Golf 2, e cila si detaj identifikues mund të ketë një xham të pasmë të thyer.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje që të bëhet identifikimi dhe arrestimi i personave të dyshuar, ndërkaq veprimet ligjore ndaj tyre do merren posa të kapen nga Policia.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e tjera lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/