Futbollistët rusë dhe ukrainas janë përleshur në një hotel në qytetin turk të Antalias, ku janë shpërngulur për përgatitjet dimërore.
Siç raporton gazeta ruse “Sport-Express” sherri ka ndodhur në hotelin “Royal Seginus”, ku këto ditë po qëndrojnë lojtarët e Shinnik, që luajnë në divizionin e dytë, dhe ukrainasit Minai, pjesë divizionit të nderit.
Përleshja filloi kur ukrainasit u përpoqën të detyronin një anëtar të klubit rus të këndonte himnin e vendit të tyre.
Ndërkohë burimet ukrainase shpjegojnë se shkak për sherrin ishte sjellja e papërshtatshme me stafin e hotelit të një rusi, që kishte konsumuar shumë alkool, gjë që nxiti reagimin e lojtarëve të Minai-t.