image Kërcet dajaku në Burgun e Dubravës, dy të burgosur rrahin shokun e qelisë

Siguri

Kërcet dajaku në Burgun e Dubravës, dy të burgosur rrahin shokun e qelisë

news image

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës. Përveç rrahjeve, shpesh të burgosurit kapen edhe me drogë, që nuk dihet se si përfundon brenda, raporton Gazeta Sinjali.

Pa kaluar disa javë nga rasti i fundit, edhe mbrëmë pak para mesnatës ndodhi një rrahje në këtë burg. Këtë herë janë të përfshirë të burgosurit e një qelie, dy prej të cilëve iu janë vërsulur një të burgosuri tjetër, të cilin e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas informacioneve të para, të dënuarit S.M., dhe S.B., e kanë rrahur shokun e qelisë, duke e goditur me grushte, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Si masë parandaluese që të mos eksalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë, ndërsa i burgosuri që u sulmua ka marrë trajtim mjekësor. Në anën tjetër është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, që ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/