Një rast i dhunës në familje është raportuar në Graçanicë, ku një person dyshohet se ka kanosur nënën e tij, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 23 qershor, rreth orës 12:05, në fshatin Sushicë.
Burimet bëjnë të ditur se viktima ka deklaruar se djali i saj, në gjendje të dehur, e kishte shqetësuar me tone të larta, e kishte ofenduar me fjalë të rënda dhe më pas dyshohet se e kishte kërcënuar se do ta vriste.
Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari po ashtu dyshohet se ka hedhur ushqimin që ajo ia kishte përgatitur, ndërsa kontakt fizik mes tyre nuk ka pasur.
Pas raportimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili i është nënshtruar alkool-testit, ku ka rezultuar me 0.56 promil alkool në organizëm.
Deklarata e viktimës është marrë nga hetuesit për dhunë në familje, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Vushtrri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!