image Kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet prizrenasi

Siguri

Kërcënoi dhe ushtroi dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet prizrenasi

news image

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla në Kosovë. E një rast i tillë është raportuar të mërkurën në qytetin e Prizrenit.

Një person është arrestuar dje, pasi që dyshohet se ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë nënës së tij viktimës femër kosovare.”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/