image Kërcënohet trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

Futboll

Kërcënohet trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

news image

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se ai dhe familja e tij janë kërcënuar në rrjetet sociale.

Po ashtu, Arteta tha se kjo edhe është arsyeja se pse nuk i lexon mediat sociale, transmeton Sinjali Sport.

“Kjo është arsyeja se pse un do të preferoja të mos lexoja mediat sociale, sepse kjo do të ndikonte personalisht shumë më shumë në momentin që dikush dëshiron të prekë familjen time. Për shkak se ndodhi, klubi ishte i vetëdijshëm për këtë dhe ne u përpoqëm të bënim diçka për këtë. Duhet të jetojmë me të. Nuk do të ndalet nesër, ne e dimë atë”, tha Arteta.

Po ashtu, Arteta tha se janë me fat që klubi i tyre është mjaft mbështetës./Sporti në Sinjali/