Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në Gjakovë, ku është kanosur një zyrtar policor.
Sinjali merr vesh se për motive akoma të panjohura i dyshuari është futur në telashe dhe e ka kërcënuar policin, veprim ky që i kushtoi me arrestim.
Posa Policia është vënë në dijeni për incidentin, njësitet policore janë aktivizuar dhe kanë arritur ta prangosin të dyshuarin.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.