Dje në orët e pasdites, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte kërcënuar me vrasje një zyrtar policor në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rasti ndodhi pasi Policia e ndaloi veturën e tij, me të cilën i dyshuari kishte bërë tejkalim të shpejtësisë.
Burimet e gazetës brenda PK-së njoftojnë se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.