image Kërcënohet gazetari i KTV-së, reagon AGK-ja

Sociale

Kërcënohet gazetari i KTV-së, reagon AGK-ja

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë të ditur se është kërcënuar gazetari Agim Ademi nga një person në Shtime.

Ademi i KOHA-s e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka marrë një kërcënim nga një person, S.B në Shtime.

Sipas Ademit, ngjarja ka ndodhur në Godanc derisa po përurohej fillimi i punimeve për ndërtimin e çerdhes publike, dhe se ky person i ka thënë se “nuk guxon më asnjëherë të shkruash asgjë për kryetarin dhe ekzekutivin në Shtime dhe për njerëzit që funksionojnë rreth tij”. 

AGK-ja, e dënon këtë kërcënim ndaj gazetarit Ademi dhe e konsideron si të papranueshëm, dhe pengesë për kryerjen e punës së tij profesionale. 

Kjo nuk është hera e parë që Ademi merr kërcënime të ngjashme. Ai e ka njoftuar Policinë në Shtime për kërcënimin, dhe i bëjmë thirrje organeve të rendit që ta ndjekin seriozisht rastin, kurse kryetarit të Shtimes që të distancohet publikisht.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/pfbid0L1HBy8FcRbjjH5dq1SL1g5bL5ga3acWMbopY5vBWxh8ofFW6usv57syxa4AA97Eil?cft[0]=AZW_qDv_uWYuJzOFJmtcSGwZBAnO6cFkFqmxT3amRcdFZDoQQWVE5YKxm3S1mOB7KJ8bOBYEQ9CJMXIVGlTWVH0KeGBM8v3xdNVtxefpvXSiOFwA9bJx-GbDfx6cr3MJe01B6S-CcxoW2pfgNkPTJns8&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/