image Kërcënohet gazetari Bujar Vitija

Kosovë

Kërcënohet gazetari Bujar Vitija

news image

Bujar Vitija , gazetari i portalit “shneta.com”, e ka njoftuar AGK-në se është kërcënuar nga një person, transmeton Gazeta Sinjali.

Personi që e ka kërcënuar supozohet se është babai i anesteziologut, Kemajl Gashi për të cilin portali ka raportuar se është dënuar nga Inspektorati shëndetësor për shkak të lënies së vendit të punës në kohën e kujdestarisë në QKUK.

“Paske shkru diqka. Veten ski me njoft. Shum shpejt kemi mu taku”, i ka shkruar gazetarit Vitija, mes tjerash ky person.

AGK-ja ka kërkuar nga Policia ta trajtojë me seriozitet këtë rast, pas paraqitjes nga ana e gazetarit.

/GazetaSinjali/