image Kërcënohet drejtoresha e shkollës "Faik Konica" dhe nxënësi që dyshohet se sulmoi seksualisht pesë vjeçaren

Siguri

Kërcënohet drejtoresha e shkollës “Faik Konica” dhe nxënësi që dyshohet se sulmoi seksualisht pesë vjeçaren

news image

Drejtoresha e SHFMU “Faik Konica” në Prishtinë, Jehona Oruqi, ka raportuar në Polici se është kërcënuar.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se Oruqi rastin e ka raportuar të hënën, rreth orës 24:00. Siç ka mësuar Sinjali, ajo ka pranuar mesazhe kërcënuese në llogarinë e saj në Facebook dhe Instagram.

Dyshohet se motivi i rastit është pas publikimit të një video të ngacmimit seksual nga një nxënës i kësaj shkolle.

Gjithashtu, Sinjali merr vesh se edhe njëri nxënës që ka qenë i  përfshirë në rastin e ngacmimit seksual të vajzës pesë vjeçare ka marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale.

Ai rastin në Polici e ka raportuar të hënën, rreth orës 17:00.

Gazeta Sinjali mëson se me të dy rastet janë duke u marrur organet kompetente. /Gazeta Sinjali/