image Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë

Shëndetësi

Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili.

Përmes një shkrimi në Facebook, ShSKUK njofton se ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha, Hajrije Ismaili.
Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnjeje, i cili është duke u trajtuar në klinikë. Sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.
ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

/GazetaSinjali/


Të tjera: