image Kërcënohen me jetë policët në Ferizaj, i gjetën disa persona në një lokal gjatë orës policore

Siguri

Kërcënohen me jetë policët në Ferizaj, i gjetën disa persona në një lokal gjatë orës policore

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar një person i cili i kishte fyer dhe kërcënuar me jetë disa zyrtarë policorë në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia i dyshuari bashkë me persona të tjerë kanë shkelur masat e Qeverisë, duke qëndruar në një lokal, gjatë orës policore.

Policia ka dhënë detaje se si ndodhi rasti, ku i dyshuari që i kërcënoi policët përfundoi në ndalim.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmë, rreth orës 23:45 policia ka pranuar një informacion inteligjent, se në rrugën ‘’Zenel Hajdini ‘’ në Ferizaj një lokal është duke punuar në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/37. Menjëherë një patrullë e policisë nga stacioni policisë në Ferizaj ju ka përgjigjur kësaj informate dhe në këtë lokal ka hasur disa persona brenda.

Në lidhje me këtë në bazë të autorizimeve, policia i ka marr veprimet e duhura dhe ka filluar tu shqiptojë fletëparaiqtje të gjithë personave të pranishëm që nuk kanë respektuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçnta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19.

Mirëpo, një person ka filluar ti kundërshtojë policinë, duke i fyer ata dhe duke i kërcënuar me jetë.

Policia, të detyruar nga veprimet e personit të dyshim , për shkak të kanosjes së drejtpërdrejt, për ta futur situatën e krijuar nën kontrollë e arrestojnë të njëjtin person me inicialet L.A ( M/K) i moshës 44 vjeçar dhe gjatë kontrollit në trupin e tij është gjetur edhe një armë zjarri ( pistoletë me 3 fishek).

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe gjatë testit me alkooltest, ka rezultuar me 1.16 promila.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me zbatimin e vendimit të Qreverisë së Republikës së Kosovës  për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin , parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 dhe fton qytetarët që saherë kanë inoformacione për mos zbatim të këtyre masave, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

No photo description available.

/GazetaSinjali/