image Keqtrajtimi i fëmijës/ Mjeku i arrestuar është ushtrues i detyrës së logopedisë në QKUK

Shëndetësi

Keqtrajtimi i fëmijës/ Mjeku i arrestuar është ushtrues i detyrës së logopedisë në QKUK

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi ekskluzivisht për arrestimin e mjekut Iljasa Fazliu, defektolog i Logopedisë, i cili po dyshohet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj një fëmije, të cilin po e trajtonte në ordinancën private.

Arrestimi i tij erdhi pasi i njëjti fillimisht u sulmua nga prindi i një fëmije, i cili e akuzoi për keqtrajtim të vajzës së tij me autizëm. Sulmi ndaj tij u bë sebep që Policia ta arrestojë të njëjtin dhe pas shoqërimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor“.

Sinajli mëson se mjeku Ilijas Fazliu është defektolog i logopedisë në klinikën e tij private “Defektologjiko-logopedike AAR LOGO PLUS“, e cila gjendet në dy qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe në Gjilan.

Po ashtu Fazliu në shtator të këtij viti ishte emëruar edhe ushtrues i detyrës së shefit të shërbimit të Logopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

316995187 511635097573563 344338452949744393 n 1 1
316982613 1089533741791416 966839696008204809 n

Arrestimi dy të dyshuarve që e sulmuan mjekun

Dy të dyshuarit e arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar, e kanë sulmuar mjekun e dyshuar në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, duke e grushtuar të njëjtin, derisa ishte jashtë detyrës, në një kafene në atë zonë.

Akuzat se mjeku e ka maltretuar fëmijën e të dyshuarit, derisa po e trajtonte e ka bërë babain e tij që bashkë me një person tjetër ta sulmojnë fizikisht, për çka përfunduan në pranga të Policisë.

Posa të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor, kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin, teksa një version të ngjarjes e ka dhënë edhe mjeku. Me t’u përfunduar të gjitha procedurat, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e dy të dyshuarve, teksa ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/