image Keqtrajtimi i fëmijës 3-vjeçar në çerdhen "Gëzimi ynë", detajet nga aktakuza ndaj dy edukatoreve

Drejtësi

Keqtrajtimi i fëmijës 3-vjeçar në çerdhen “Gëzimi ynë”, detajet nga aktakuza ndaj dy edukatoreve

news image

Aktakuza e ngritur ndaj edukatoreve të dyshuara për rastin e dhunës ndaj një fëmije 3-vjeçar në çerdhen “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë tashmë është publikuar dhe në të përshkruhen veprimet e të dyshuarave N. M. dhe N. H. që kanë keqtrajtuar fëmijën më 15 shtator.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se e akuzuara N. M. e ka tërhequr zvarrë për krahu viktimën deri te tavolina e ushqimit për ta ulur, e më pas shkon e akuzuara tjetër, e cila e ka kapur me forcë, duke e tërhequr dhe më pas e dërgon në banjo.

Sipas aktakuzës, pasi e kanë futur fëmijën në banjo, e kanë goditur me duar në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me dëmtim të përkohshëm të shëndetit.

Dy edukatoret, të cilat ndodhen nën masën e paraburgimit, akuzohen për veprat penale “ Lëndim i lehtë trupor” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Ndryshe, ky rast tronditës u zbulua pas publikimit të pamjeve të rastit nga familjarët e fëmijës.

/GazetaSinjali/