image Keqpërdorim detyre e bixhoz i paligjshëm, ky është polici që përfundoi në prangat e IPK-së (FOTO)

Ekskluzive

Keqpërdorim detyre e bixhoz i paligjshëm, ky është polici që përfundoi në prangat e IPK-së (FOTO)

news image

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Policinë, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka zhvilluar sot aksion policor, që rezultoi me arrestimin e disa personave, në mesin e të cilëve edhe një zyrtar policor. Operacioni policor u zhvillua në pesë lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës dhe bixhoz të paligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Në prangat e IPK-së, Sinjali sot raportoi ekskluzivisht se ka rënë Safet Nura, zyrtari policor në Stacionin Policor “Jugu”, në Prishtinë, si i dyshuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Sinjali ka siguruar tashmë edhe fotografinë e policit, që dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Përveç tij, sipas informacioneve të para, deri më tani në pranga kanë rënë edhe katër qytetarë.

Gjatë këtij aksioni, pritet të sekuestrohen edhe prova të ndryshme, që do të shfrytëzohen si dëshmi lidhur me hetimin e mëtutjeshëm të rastit.


Sot që nga orët e hershme të mëngjesit, Inspektorati Policor i Kosovës (tutje IPK), i mbështetur nga njësi të reagimit të shpejtë të policisë është duke zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për kontroll dhe sekuestrim të dëshmive që do të gjenden gjatë kontrollit. Operacioni po zhvillohet në pesë (5) lokacione të ndryshme ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të kundërligjshëm.

IPK do ju informoj gjatë ditës për ecurinë e operacionit dhe veprimet e ndërmarra në konsultim me prokurorin e rastit në zbatim të urdhëresës së gjykatës”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/