image Keqësohet gjendja në Mal të Zi, shënohen katër vdekje nga koronavirusi

Rajon

Keqësohet gjendja në Mal të Zi, shënohen katër vdekje nga koronavirusi

news image

Situata me COVID-19 në Mal të Zi është përkeqësuar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë konfirmuar katër viktima dhe 91 raste positive me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të koronavirusit të ri në Mal të Zi aktualisht është 1 mijë e 937, raporton RTCG.

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi në 24 orët e fundit kryen 621 analiza PCR, nga të cilat 91 mostra ishin pozitive me koronavirus.

Katër vdekje janë raportuar në 24 orët e fundit, ku nga një persona kanë ndërruar jetë në komunat Zabljak, Tivat, Rozaje dhe Pljevlja, raporton RTCG.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit në lidhje me sëmundjen COVID-19 është 30.

Ndryshe është raportuar se janë shëruar 70 persona, kështu që numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga 14 qershori është 181. /Gazeta Sinjali/