Një pemë është këputur si pasojë e shiut të madh e erërave të forta në Prishtinë, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.
Pema e këputur ka rënë mbi një veturë të parkuar, e cila fatmirësisht nuk kishte njerëz brenda.
Pema ku është këputur ndodhet në rrugën pranë Pallatit të Rinisë, e cila rrugë të çon për në sheshin kryesor të Prishtinës.
Shiu është shoqëruar me breshër dhe bubullima, teksa ditëve në vijim pritet përmirësim i motit. /Gazeta Sinjali/