image Keni probleme me eshtra?!, konsumoni këto ushqime

Këshilla/ Keni probleme me eshtra?!, konsumoni këto ushqime

news image

Mungesa e kalciumit në organizëm është shkaktari kryesor i osteoporozës, sëmundjes më të shpeshtë të eshtrave. Osteoporoza është një sëmundje, gjatë së cilës kockat dobësohen, duke pamundësuar lëvizjen normale dhe duke shkaktuar fraktura dhe thyerje.

Kalciumi padyshim është një nga mineralet më të nevojshme dhe të rëndësishme për zhvillimin normal të muskujve, eshtrave dhe qelizave nervore.

Qumështi i lopës është një nga burimet kryesore të kalciumit. Sipas ekspertëve, në një gotë me qumësht gjenden 300 mg kalcium. Përpos qumështit ekzistojnë edhe disa burime të tjera të kalciumit, të cilat janë:

  • Lakra jeshile
  • Kosi
  • Djathi
  • Farat
  • Fiqi  
  • Lëngu i portokallit.

Këto produkte janë shumë të shëndetshme dhe përpos kalciumit, përmbajnë edhe minerale dhe vitamina të tjera shumë të rëndësishme për organizmin siç janë: vitamina D, C si dhe kaliumi dhe fosfori. /Gazeta Sinjali/