image Keni dëshirë të ulët për seks, seksologia tregon se si ta rrisni atë

Këshilla

Keni dëshirë të ulët për seks, seksologia tregon se si ta rrisni atë

news image

Dëshira seksuale mbetet ende temë tabu pavarësisht se bota është shfaqur seksualisht më pozitive vitet e fundit.

Hulumtimi i ri i kryer nga “Headspace App” dhe “Peanut” ka zbuluar se shtatë në 10 gra kanë përjetuar dëshirë të ulët seksuale.

Seksologja, Stella Anna Sonnenbaum, ka treguar se pse kaq shumë gra kanë dëshirë të ulët seksuale dhe çfarë duhet bërë për të përmirësuar këtë problem.

“Është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka dëshirë seksuale ‘normale’. Shumë gra marrin medikamente që mund të ndikojnë në dëshirën e tyre për të bërë seks, të tilla si ilaçet kundër depresionit”, është shprehur Stella.

Sipas studimit amerikan, 72 për qind e grave që marrin ilaçe kundër depresionit përjetojnë probleme me dëshirën seksuale dhe 82 për qind luftojnë me mungesën e dëshirës seksuale.

Megjithatë, Stella u shpreh se duhet pasur parasysh se të kesh ankth ose depresion mund të jenë faktorë kontribuues në dëshirë të ulët seksuale, shkruan The Sun.

Sipas saj, edhe dryshimet hormonale në trup mund të ndikojnë gjithashtu në dëshirën seksuale.

“Shumë gra përjetojnë epsh të lartë në të 20-at e tyre, i cili më pas bie me shpejtësi pas menopauzës”, tha ajo.

Tutje, u shpreh se gjatë menopauzës, nivelet e hormoneve seksuale të testosteronit dhe estrogjenit ulen, gjë që gjithashtu mund të çojë në një rënie të dëshirës seksual tek disa gra.

Ringjallja e dëshirës tuaj seksuale

Gjatë seancave me klientët, Stella përdor një ushtrim pasqyre për të ndihmuar gratë “të bien përsëri në dashuri me veten”.

Ajo thotë se beson se dëshira seksuale, për disa gra, mund të lidhet me imazhin e trupit.

“Duhet të jesh në gjendje të shikosh veten dhe të mendosh: Unë jam tërheqës. Na thuhet shpesh se me kalimin e moshës bëhemi më pak të bukur. Kjo është shumë e keqe për vetëbesimin tonë dhe kjo mund të ndikojë në dëshirat tona seksuale”, thotë ajo.

Gjatë seancave të pasqyrës, Stella inkurajon gratë që t’i shikojnë organet e tyre gjenitale sikur t’i po shikojnë një “copë arti”.

Seksologja sugjeron gjithashtu përdorimin e lodrave seksuale.

/GazetaSinjali/