Këngëtarja e njohur amerikane, Nicole Scherzinger është 41-vjeçare, por askush nuk e beson një gjë të tillë.
Falë formave të saj trupore dhe kujdesit të vazhdueshëm që tregon, ajo lehtësisht mund të ngatërrohet me një 20-vjeçare.
Pas këtij trupi fshihet një sekret dhe këngëtarja e ka ndarë me të gjithë në një deklaratë për “Daily Mail”.
“Mëngjesi im i preferuar është vezë të ziera me avokado dhe salmon i tymosur. Në drekë zakonisht ha diçka të vogël, por të shëndetshme dhe natën konsumoj diçka jashtë”, citohet të ketë thënë ajo./Sinjali/