Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina, ka përfunduar në spital.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo çka mori më së shumti vëmendje është deklarata e Fjollës, e cila siç duket ka shqetësuar fansat e saj.
Në mbishkrimin e imazhit, ajo shkroi se “nuk është lehtë të vdesësh”, ku shihet duke marrë infuzion.
Fjolla nuk ka bërë të ditur arsyen e shtrimit në spital dhe mbetet të shihet në orën në vazhdim se çka do të publikojë.
Ndryshe, “Nace Nace” në bashkëpunim me Beraton është projekti i fundit muzikor i këngëtares. Kënga u publikua më 30 korrik dhe deri më tani numëron mbi 559 mijë klikime në Youtube./Sinjali/