image Këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur shqiptare: Ish-burri më ngriti kurth për tradhti që të më kapte në flagrancë

news image

Artistja e njohur shqiptare, Burbuqe Rada ka rrëfyer historinë e dhimbshme për humbjen e djalit të saj dhe dështimit të martesës.

Në muajin qershor të këtij viti, djali i saj vdiq, ndërsa humbja e tij për Radën është ende e freskët, ku thotë se tashmë ka mbetur e vetme, pasi që e kishte vetëm atë fëmijë.

Në Tv Klan, ajo tregoi po ashtu se martesa e saj nuk shkoi siç duhet dhe një vit pas lindjes së djalit, pikërisht në vitin 1987, ajo vendosi të divorcohet.

Ndarja ndodhi për arsye keqtrajtimi, por artistja tregoi gjithashtu edhe një rast kur ish-bashkëshorti i saj i ngriti një kurth dhe kjo ishte një tjetër motiv, që e detyroi atë të ndahej prej tij.

“Atë banesë e mori nga babai i tij, ishte sekretar partie dhe merrte shtëpitë pa problem. Kjo nuk ishte shtëpi e atij ishte shtëpi e shtetit. Ai e mori atë banesë se po ndaheshim me bashkëshortin dhe e mori që mos t’i zija dhomën, siç ka qenë atëherë.

Për çudi nuk e mendoja se do merrnin dhe shtëpi. Më çojnë mua tek mamaja bashkë me çunin dhe kur vjen aty e dija që kishin marrë shtëpi dhe kishte çuar të gjitha rrobat e mia pa dijeninë time tek ajo shtëpia. Dhimbja është shumë e madhe kur kujtoj ato historitë e mia që i kam kaluar me shumë dhimbje në një moshë të re. I them mos më ço në Allias ose në Kombinat. Ndërkohë plaçkat i kishte çuar në Allias me qëllimin e vetëm që atje të më fuste dy-tre veta brenda në shtëpi, të më kapte në flagrancë, sikur më kishte kapur në flagrancë”, tha artistja.

Rada tha se ish-burri i ngriti kurth dhe tregoi se si ndodhi ngjarja.

“Të më fuste njeri brenda aty dhe kur të shkoja unë të hapja derën ishte tjetri brenda, ky të vinte nga mbrapa dhe unë të isha me dikë brenda. Këtë ia kam thënë dhe atij dhe më tha po të vije ti nëse më doje mua. Jo i thashë, unë nuk vija. Në atë kohë zonja Eni, kam Zotin lart që as një fjalë, nuk kam gënyer kurrë në jetën time dhe nuk kam pse ta bëj. Në atë kohë kam lajmëruar policinë, komitetin e partisë, sekretarin e partisë së bllokut ku jetonim ne dhe të frontit, nuk kam lajmëruar vetëm komitetin e partisë që kapte 21 dhjetorin sepse do ta merrte vesh babai i tij dhe do bënte ndonjë gjë. Policia ka shkuar atje dhe ka gjetur vetë i treti”, tha tutje Rada.

Ajo shtoi tutje se ish-burri dëshironte ta gjente atë me burra të tjerë dhe të pretendonte se artsitja e kishte tradhëtuar.

“Edhe ndarjen e bëra për keqtrajtim, por do ta duroja zonja Eni nëse nuk do të ishte ky kurthi, nuk do ta ndaja. Por që të thoja për kurth nuk më dilte njeri dëshmitar, sepse ishin shokët e tij dhe personi që do futeshe brenda”, u shpreh artistja.

/GazetaSinjali/