image Këngëtari shqiptar merr publikisht ftesën për të qenë pjesë e Big Brother Albania VIP

Bota e Yjeve

Këngëtari shqiptar merr publikisht ftesën për të qenë pjesë e Big Brother Albania VIP

news image

Këngëtari i njohur, Altin Shira ka marrë sot ftesë zyrtare për të qenë pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Teksa ishte i ftuar në një emisionin në Top Channel, ai u përball me ftesën e papritur për tu bërë pjesë e BBV2.

Këngëtari qeshi dhe mendoi se ishte një shaka, por më pas u sqarua nga moderatorët.

“Përtej shakasë është ftesë serioze, i kemi marrë të gjitha akreditimet. Ftesa është zyrtare”, u shpreh Ervin Kurti.

“Ishte një ftesë e papritur, por duhet ta mendojmë. Jam 50 me 50”, u përgjigj Altin Shira.

/GazetaSinjali/