image Këngëtari i njohur shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj të miturve

Bota e Yjeve

Këngëtari i njohur shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj të miturve

news image

R. Kelly është shpallur fajtor për abuzim seksual të fëmijëve në gjyqin e dytë federal. Juria e dënoi 55-vjeçarin për 6 nga 13 akuza. Këngëtari u akuzua në qytetin e Çikagos për 13 akuza – përfshirë joshjen e të miturve për seks dhe manipulimin e gjyqit të tij të vitit 2008 për abuzim seksual të fëmijëve.

Këngëtari, emri i plotë Robert Sylvester Kelly, u shpall fajtor për joshjen e vajzave të mitura për të bërë seks me të, por jo fajtor për pengimin e akuzave të drejtësisë. Juria mori vendimin të martën pasi dëgjoi disa javë dëshmi dhe shikoi pjesë të një videoje eksplicite të këngëtarit me një 14 vjeçare, raporton abcnews.al.

Kelly tashmë është dënuar në Nju Jork për shantazh dhe trafikim seksual dhe u dënua në qershor me 30 vjet burg federal. Dy gjyqe të tjera janë në pritje; një në Minesota dhe një tjetër në gjykatën shtetërore në Çikago.

/GazetaSinjali/