image “Kemi pas dëshirë me fitu, nuk e mohoj”

Kosovë

Politikë/ “Kemi pas dëshirë me fitu, nuk e mohoj”

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka komentuar rezultatin zgjedhor të 6 tetorit. Ai thotë se AAK nuk e ka pritur këtë rezultat në zgjedhje.

“Kosova e dha provimin si demokraci, kemi dhënë provën e një demokracie të pjekur dhe të nivelit të mirë.Rezultati është ai që është ka vendosur sovrani. Nuk është rezultati i pritur ose i synuar, por kemi qenë në dijeni rreth sfidave”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, koha e gjatë e mungesës së ndryshimeve e ka bërë të vetën.

Ai tha se sovrani nuk e ka ndëshuar AAK-në në zgjedhje.

“Sovrani na ka vlerësu aq sa na ka vlerësu, nuk jemi fitues të zgjedhjeve, është tjetërkush. Nuk është ndëshkim, kemi rritje”, tha ai.

Shtoi se AAK ka pas dëshirë t’i fitojë këto zgjedhje “nuk e mohoj”, tha Haradinaj./ Gazeta Sinjali/