Gazeta Sinjali më parë për një aksident në Prishtinë, ku vetura e ka goditur një këmbësor në Prishtinë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, deklaroi Pllana për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!