image Kelmendi kërkon shkarkimin e Elvis Hoxhës: Këshilltari fashist ofendoi gjithë qytetarët e Kosovës

Kosovë

Kelmendi kërkon shkarkimin e Elvis Hoxhës: Këshilltari fashist ofendoi gjithë qytetarët e Kosovës

news image

Gazetari kosovar, Adriatik Kelmendi, ka reaguar ashpër pas akuzave skandaloze të Elvis Hoxhës, këshilltarit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, raporton Gazeta Sinjali.

Kelmendi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë qysh sonte këshilltarin e tij, të cilin e quan fashist.

Ai është shprehur se Hoxha ka ofenduar qytetarët e Kosovës duke i quajtur ‘kosovaristë’, njëjtë sikur serbët që përdorin termin pezhorativ ‘shiptari’.

“Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë. Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari”, shkroi drejtori i KlanKosova.

Tutje Kelmendi ka thënë se këshilltarit fashist dje i ka dalë rroga, ndërsa mësuesit e mjekut jo, pasi që si pasojë e grevës, Qeveria i ka pezulluar ata nga paga.

Ndryshe, këshilltari i Kurtit, Elvis Hoxha, e ka quajtur kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, anëtar i partisë serbe.

Ai për këtë gjë më vonë kërkoi falje, duke u arsyetuar se ishte bazuar në një lajm me informacione të pakonfirmuara.

Deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta, ku figura të ndryshme të sferës publike kanë dënuar ashpër gjuhën e Hoxhës drejt Jasharajt.

Postimi i plotë i Kelmendit:

/GazetaSinjali/