image KEK-u: Njësia B1 kthehet nesër në prodhim, pastaj fillon furnizimi me avull i Termokosit

Sociale

KEK-u: Njësia B1 kthehet nesër në prodhim, pastaj fillon furnizimi me avull i Termokosit

news image

Korporata Energjetike e Kosovës ka sqaruar se e kanë ndalur prodhimin edhe në një njësi për shkak të telasheve teknike çka ka pamundësuar furnizimin me avull të “Termokosit” që sot e ka ndalur ngrohjen.

KEK-u thotë se nesër në mëngjes pritet të kthehet në punë kjo njësi çka do t’i kthejë edhe Termokosit avullin për furnizim me ngrohje qendrore.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MW/h. Ndërsa në Kosovën B, deri në mesnatë sot ishte në punë njësia B1. Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te një rrjedhje në kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate”.

“Ekipet e specializuara kanë filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore”, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/