image Kek me mollë

Kek me mollë

news image

Nëse dëshironi të përgatitni një ëmbëlsirë të mirë dhe të shpejtë, por nuk keni ide se çfarë, atëherë jeni në artikullin e duhur.

Keku me mollë është një nga ëmbëlsirat më të thjeshta, por edhe më të lehta për stomakun.

Receta përgatitet për 10 minuta, transmeton Sinjali.

Përbërësit:

3 vezë, 3 mollë ose ndonjë frutë tjetër, 9 lugë miell, 9 lugë sheqer, 9 lugë qumësht, 9 lugë vaj ulliri dhe 1 pluhur për pjekje.

Përgatitja:

Ndizni furrën në 180 gradë Celsius. Pastaj përzieni me rrahësen e vezëve me dorë si në vijim: vezët me sheqerin, miellin, qumështin, vajin dhe pluhurin për pjekje.

Hidhni brumin në tavën e lyer me vaj e miell dhe sipër i vendosni frutat e prera në copa dhe e pjekin për 40 minuta./Sinjali/