Pasi Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se blloku A3 ka rënë nga sistemi, sot ka rënë edhe B1, mirëpo është kthyer prapë në operim.
Në njoftimin e KEK-ut thuhet se “në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”.
Njoftimi i plotë nga KEK-u:
Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim.
Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h.