image Keisi pranon se “ka diçka” mes saj dhe Kristit

Bota e Yjeve

Keisi pranon se “ka diçka” mes saj dhe Kristit

news image

Krist Aliaj po kthehet pak nga pak në një personazh shumë të komentuar në “Big Brother VIP2”. Herë për lojën e strategjitë me Olta Gixharin, e herë për ‘provokime’ me vajzat e tjera të shtëpisë, Kristi ia del të ketë vëmendje.

Gjatë qëndrimit të Kejvina Kthellës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Kristi ishte shumë i komentuar për marrëdhënien me modelen dhe flirtimet e herëpashershme me të.

Mirëpo së fundmi emri i Kristit po lakohet me atë të Keisi Medinit. Kjo e fundit nuk ka shumë kohë që i është bashkuar shtëpisë.

Që në fillim “është nuhatur” gjithçka nga Armaldo Kllogjeri dhe Olta, dhe kjo e fundit ka nisur tashmë të ‘investigojë’ Keisin. Së fundmi ajo e ka pyetur Keisin për Kristin dhe përgjigja e saj nuk ishte negative. Përkundrazi Keisi u shpreh se “diçka ka.”

Ndërkohë kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother Vip”, Kristi ka treguar se është në lidhje prej 6 muajsh, me një vajzë e cila nuk është shqiptare, por nuk ka zbuluar më shumë për identitetin e saj.

/GazetaSinjali/