Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike KEDS, ka njoftuar për harxhimet e rrymës të një enëlarëseje, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mesatares së KEDS, 7.80 për qind e shpenzimit të faturës mujore të rrymës shkon për këtë pajisje.
Në postim thuhet se për të kursyer energji elektrike, enëlarësja duhet të përdoret pas orës 22:00.
“Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur. Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit është edhe përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00 (kur fillon tarifa e ulët)”, thuhet në një postim në faqen e KEDS.
“Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiakë, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike”.