image KEDS tregon se kur do të lëshohet rryma në fshatrat e Istogut

Kosovë

Terri/ KEDS tregon se kur do të lëshohet rryma në fshatrat e Istogut

news image

Për shkak të motit të ligë dhe erërave të forta që kanë mbizotëruar mbi rajonin e Dukagjinit, disa fshatra, duke përfshirë Lubovën, Dushkajën, Koshin etj, kanë mbetur tash e disa ditë pa energji elektrike. Erërat e forta kanë rrëzuar shtyllat elektrike.

Zëdhënësi i Kompanisë për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë për Gazeta Sinjali se kanë bërë maksimumin që të afektohen sa më pak konsumatorë dhe sonte presin që të kyçen në rrjetin elektrik edhe konsumatorët e fundit.

“Është e vërtetë që erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, sikurse edhe dëme të tjera, nga është krijuar edhe gjendje emergjente. Kemi punuar me kapacitete të shtuara dhe ju garantoj që konsumatorëve ua kemi kthyer energjinë në kohën më të shkurtër të mundshme. Por në disa lokalitete, veçanërisht në Istog me rrethinë, gjendja ka qenë më e rënduar me disa dëmtime më të mëdha të disa linjave. Ne kemi bërë maksimumin që të afektohen sa më pak konsumatorë. Të pranishëm aty kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të KEDS-it. Tashmë presim që sonte të funksionalizohet procesi i furnizimit me energji elektrike në të gjitha fshatrat”, ka thënë Buzhala.

Erërat e forta që kanë kapluar këtë komunë në perëndim të Kosovës, kanë shkaktuar një mal me dëme. Komuna ka formuar një shtab emergjent për të bërë vlerësimin e këtyre dëmeve. Por për fat të mirë, përveç dëmeve materiale nuk ka pasur viktima./GazetaSinjali/