image KEDS tregon se kanë kapur mbi 30 mijë keqpërdorime të energjisë elektrike

Sociale

KEDS tregon se kanë kapur mbi 30 mijë keqpërdorime të energjisë elektrike

news image

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është një fenomen që në praktikë klasifikohet si humbje teknike ose komerciale dhe është i barabartë me diferencën ndërmjet energjisë së prodhuar-blerë dhe energjisë së shitur-konsumuar, përcjell Sinjali.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, KEDS, ka treguar se kanë kapur mbi 30 mijë raste të keqpërdorimit të energjisë elektrike në tre vitet e fundit.

KEDS ka njoftuar se Departamenti i Humbjeve ka ndërmarrë aksione në identifikimin e keqpërdoruesve të energjisë elektrike, ku falë përkushtimit të ekipeve të kontrollit, është arritur të identifikohen mbi 30 mijë konsumatorë që janë kyçur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se për të gjithë ata që janë zënë duke keqpërdorur energinë elektrike, janë ngritur kallëzime penale.

/GazetaSinjali/