image KEDS trajnon nxënëset me rrjetin elektrik në Prishtinë

Kosovë

Inxhinieri/ KEDS trajnon nxënëset me rrjetin elektrik në Prishtinë

news image

KEDS gjatë ditës së sotme ka mbajtur një trajnim me një grup prej 50 vajzave të shkollës fillore “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Nxënëset kanë pasur mundësinë të shohin dhe të mësojnë nga afër se si funksionon rrjeti elektrik dhe si trajnohen punëtorët në KEDS.

“Ne kemi menduar që këtë ditë ta shënojmë duke i ftuar vajzat e shkollës Xhemajl Mustafa ta vizitojnë qendrën tonë të trajnimeve. Qëllimi është t’u tregojmë atyre që edhe ato në të ardhmën mund të bëhen inxhiniere, pra mund ta bëjnë këtë punë me lehtësi, madje edhe mund të ngjitën në shtylla. PRA, ATO MUNDEN”, tha Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoreshë për Komunikime në KEDS.

Nxënëset patën mundësinë që të shohin edhe demonstrimin praktik të përdorimit të pajisjeve elektrike, duke përfshirë procesin e ngjitjes në shtyllat elektrike, pastaj cilat janë pajisjet mbrojtëse, si duhet vepruar që të jemi të sigurt, dhe si duhet të bëhet kontrollimi i shtyllës, për të mos rrezikuar jetën tonë.

Vajzat u ndanë shumë të kënaqura nga ato që pane, mësuan dhe shprehen dëshirën që kur të rriten, edhe ato të bëhen inxhiniere./ Gazeta Sinjali/