Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) po realizon sot punime në rrjetin energjetik, si pjesë e masave për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit elektroenergjetik.
Si pasojë e këtyre punimeve, në disa rajone të vendit janë duke u shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Në Prishtinë, ndërprerje të furnizimit po regjistrohen në zonën e rrugës “Adem Keçekolla”, si rezultat i punimeve nga palët e treta dhe montimeve teknike në rrjet.
Në Prizren, janë duke u zhvilluar punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit, ku nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji mbesin disa lagje, shkolla, institucione dhe biznese në zona të ndryshme të qytetit, për shkak të kyçjes së kabllove në kthinën e re.
Ndërkohë, në Gjakovë po realizohen projekte investive në rrjet, ku disa trafo dhe zona në Bardhaniq dhe Barë e Madhe po përballen me ndërprerje të energjisë nga ora 08:00 deri në 17:00.
Në Gjilan, në zonën e Kamenicës, po zhvillohen punime nga KOSTT, ku për një periudhë të shkurtër po ndodh ndërprerja e furnizimit në disa dalje 10 kV dhe më pas në një numër të madh rrugësh dhe fshatrash për shkak të rehabilitimit të pajisjeve të rrjetit dhe kalimit të ngarkesës ndërmjet transformatorëve.
KEDS ka bërë të ditur se këto punime janë të domosdoshme për përmirësimin e stabilitetit të rrjetit dhe se furnizimi me energji pritet të rikthehet gradualisht pas përfundimit të intervenimeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!