image KEDS: Për shkak të reshjeve dhe erërave të fuqishme ka prishje të rrjetit

Sociale

KEDS: Për shkak të reshjeve dhe erërave të fuqishme ka prishje të rrjetit

news image

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.

Sipas kompanisë, ekipet janë në terren dhe po identifikojnë prishjet në rrjet.

“Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit”, ka thënë KEDS-i.

(1) Sinjali | Facebook