Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se në disa pjesë ka prishje të rrjetit të energjisë elektrike si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe erërave të fuqishme.
Sipas kompanisë, ekipet janë në terren dhe po identifikojnë prishjet në rrjet.
“Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit”, ka thënë KEDS-i.